Category: LAJME
-

Arbër Hoxha zgjidhet në formacionin e javës të Europa League
Ndonëse Dinamo e Zagrebit pësoi një humbje 1-3 ndaj Genk-ut në ndeshjen e parë të fazës “Play-off” në Europa League, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka shkëlqyer me performancën e tij individuale. Paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga portali i njohur i statistikave, “Sofascore”, që e ka përfshirë 27-vjeçarin…
-

Fino: Korridori VIII, ndërlidhje strategjike për infrastrukturën, ekonominë dhe sigurinë
Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino, mori pjesë në Forumin Ekonomik ku këtë javë pati privilegjin të moderojë Panelin III, me temë “Rëndësia Gjeopolitike e Korridorit VIII”. Në fjalën e saj, Fino theksoi se Korridori VIII duhet parë përtej dimensionit të thjeshtë infrastrukturor, si një arterie e mirëfilltë gjeostrategjike që…
-

Hoxha: Po i zgjidhim në mënyrë të përhershme nevojat infrastrukturore të banorëve të Sarajit
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mori pjesë në fillimin e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit atmosferik për banorët e fshatit Laskarcë në komunën e Sarajit. “Po bëjmë një kthesë në mënyrën se si e trajtojmë gjendjen në terren. Qëllimi është t’i zgjidhim në mënyrë të përhershme problemet infrastrukturore”,…
-

Aksidentohet Rey Manaj në Turqi
Mbrëmjen e shkuar sulmuesi kuqezi Rey Manaj është përfshirë në aksident rrugor në Turqi, pasi kishte lënë ambientet e klubit. 28-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjetin personal, kur humbi kontrollin dhe përfundoi në anë të rrugës. Sipas mediave turke, dëmi ishte vetëm material, ndërsa lojtari nuk pësoi lëndime. Lidhur me ngjarjen pritet një deklaratë zyrtare.…
-

Arsyetohet deputeti Fatos Geci për votën kundër ndarjes së 8 milionë eurove
Deputeti Fatos Geci ka arsyetuar votën e tij kundër kërkesës për ndarjen e 8 milionë eurove për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë. Sot, si anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ai votoi kundër kësaj kërkese, ndërsa kundër votuan edhe dy deputetë të Lëvizja Vetëvendosje (VV). Geci theksoi se vota e tij ishte e…
-

Martohet në fshehtësi Adrian Gaxha, zbulohen detajet
Pas një periudhe të gjatë mungese nga skena publike, artisti i njohur Adrian Gaxha ka surprizuar të gjithë me një lajm të mrekullueshëm: ai është martuar me bukuroshen Sidorela Dauti. Ceremonia e tyre e dasmës u zhvillua në një ambient të fshehtë, larg vëmendjes së mediave, duke e bërë këtë ngjarje edhe më misterioze. Ngjarja…
-

Rama takon Donald Trump në Bordin e Paqes, ngre çështjen e ish-drejtuesve të UÇK në Uashington: Të bëjmë diçka para se gjëra më të këqija të ndodhin
Nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe udhëheqësit e 25 vendeve të tjera të botës u ulën këtë të enjte në tryezën e Bordit të Paqes, në ceremoninë historike, nën drejtimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. “Nuk ka asgjë më të kushtueshme se paqja”,…
-

Hoxha: Kthesë reale në menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Pollogut
Sistemi modern rajonal i mbeturinave do të thotë fund i improvizimeve dhe një zgjidhje e përhershme për problemin që i ka munduar qytetarët për dekada të tëra – ishte mesazhi kryesor nga fjalimi i Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, në prezantimin e mekanizimit të ri për qendrën rajonale Rusino. Investimi me…
-

Milloshoski-Miljaniq: Përparim i ndërsjellë i dialogut politik dhe bashkëpunimit
Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, zhvilloi takim pune me ambasadorin e Republikës së Malit të Zi, Zoran Miljaniq. Në këtë takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore maqedonase-malazeze ndërmjet dy shteteve, të cilat bazohen në miqësinë tradicionale, bashkëpunimin konstruktiv shumëvjeçar dhe mbështetjen e ndërsjellë. Bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e avancimit të mëtejmë të dialogut politik dhe intensifikimit…
-

Pas dënimit të Nikës, nëna e argjentinases: Clara e mori drejtësinë, faleminderit Kosovë
Magdalena Urdangaray, nëna e Maria Clara Urdangaray, ka thënë se vajza e saj ka marrë drejtësinë dhe për këtë falënderoi institucionet e drejtësisë së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 18 vjet burgim Endrit Nikën për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase më 1 gusht 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë. Pas…