GazetaMax
Lajme

“Çdo plumb ka një objektiv” – ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e përdorimit të armëve

Shkup, 28 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Komunën e Likovës, sot organizojnë ngjarjen “Çdo plumb ka një objektiv”, si pjesë e fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për rreziqet që dalin nga mbajtja dhe keqpërdorimi me armë të vogla dhe të lehta.

Ngjarja do të mbahet në sallën sportive të shkollës fillore “Faik Konica” në fshatin Sllupçan të Kumanovës.

Siç kanë njoftuar nga UNDP-ja, fjalim do të kenë kryetari i komunës Erkan Arifi, ndihmëskryetari i SPB-së Kumanovë, Sevdail Xhaferi dhe zëvendësja e përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Sanja Bojaniq.

Related posts

Cili ligj i dobishëm për qytetarët po bllokohet nga opozita në Kuvend?

Gazeta Max

Superekspertiza për “Llaskarcën” nxiti përplasje të ashpra në gjykatë

Gazeta Max

Gjatë 24 orëve të kaluara janë prodhuar 11.446 megavat orë energji elektrike

Gazeta Max