GazetaMax
LAJME

Çerdhet nuk kanë marrë pagat e shtatorit

Shkup, 27 Tetor – Të punësuarit në çerdhe akoma nuk kanë marrë pagën e muajit Shtator. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk saktësuan se kur paga e këtyre punonjësve do të jetë në llogaritë bankare.

Sipas sqarimit me shkrim vonesa ka të bëjë me listat e vonuara të përllogaritjes së pagave që disa çerdhe të vendit nuk e kanë kryer.

Kreu i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës Jakim Nedellkov tha se vonesa është shkaktuar për shkak të firmosjes së Marrëveshjes së re kolektive më 13 tetor dhe procedurave vijuese që këta punonjës pagat t’i marrin me rritje prej 15 %.

Related posts

Drejtori Kadriu takon presidentin e Këshillit të lartë të radios dhe televizionit turk, Ebubekir Shahin

e-max

E vërteta e rrugës “Ismail Kadare”, ose siç e quajnë qytetarët “Nutella”

e-max

Ruzhin: Me Makronin trajtimi i vendit tonë nuk do jetë si me Merkelin

e-max