GazetaMax
LAJME

Shtetësia, ASH akuza për vonesa të qëllimshme

Shkup, 27 Tetor – Sa kërkesa për shtetësi janë bërë dhe sa prej tyre kanë mbetur në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare. Kjo dilemë e opozitares shqiptare Aleanca për Shqiptarët mori vëmendje në seancën e pyetjeve të deputetëve. Kjo parti kërkon të dijë cilat janë numrat e saktë kur në opinion flitet për dhjetëra mijëra raste të tilla.

“Sa aplikime qytetar të ish Jugosllavisë që kanë jetuar në territorin e Maqedonisë kanë marrë përgjigje negative nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe sa prej tyre nuk kanë marrë asnjë sqarim nga MPB-ja dhe Agjencia për Siguri Kombëtare?”, tha Halil Snopçe, Aleanca për Shqiptarët.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se shtetësia nuk mund të merret brenda ditës. Sipas tij, procesi i konfirmimit të dokumentacionit kërkon kohë.

“Ajo që dua të them dhe që u krijua perceptimi në opinion se marrja e shtetësisë pas përmbushjes së kushteve duhet të ndodhë tani menjëherë pas dorëzimin të dokumenteve. Kjo nuk është e mundur. Duhet patjetër të kalojnë disa procedura. Kjo është pjesë e pyetjes së pse një pjesë e atyre kërkesave nuk kanë marrë përgjigje. Ka shumë arsye, diku s’janë plotësuar dokumentet, duhet t’i plotësojnë, etj”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Spasovski tha se që nga miratimi i ndryshimeve ligjore për lehtësimin e procedurës për marrjen e shtetësisë, në vitin 2021 janë bërë 178 kërkesa kurse në vitin 2022 172 kërkesa.

Related posts

“Ditët e mjaltit” në Shkup: Nevojitet edukimi adekuat i blerësve për të njohur mjaltin e “vërtetë”

e-max

Biden pritet të udhëtojë të premten drejt Polonisë

e-max

Mitropoliti rus Antonij nesër vjen në Shkup

e-max