GazetaMax
LAJME

Çerneva: Sa herë që afrohen zgjedhjet përshkallëzohen tensionet në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes

Shkup, 27 janar – Në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një mekanizëm i cili duhet të kontribuojë për uljen e tensioneve dhe për identifikimin e dukurive të urrejtjes, që është shënuar qartë në Protokollin të cilin vitin e kaluar e nënshkruan ministritë e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, por ai nuk po zbatohet, thotë këshilltarja për Politikë të Jashtme e ish kryeministrit Kiril Petkov, Vesela Çerneva.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Nuk mund të themi se nuk ka instrumente të mjaftueshme”, thotë Çerneva në intervistë për emisionin “Para të gjithëve” në Radion Kombëtare Bullgare, duke e komentuar zhvillimin më të ri të ngjarjeve mes Shkupit dhe Sofjes.

Çerneva potencoi se muajt e fundit ka rritje të dukshme të tensioneve në marrëdhëniet reciproke, duke shtuar se një lloj të tillë të përshkallëzimeve ka sa herë kur “vie era zgjedhje”.

“Nga të dyja anët e kufirit ka parti të cilat i shfrytëzojnë tensionet që ta rrisin imazhin e tyre”, përfundon Çerneva.

Ajo vlerëson se në kushte të tilla njerëzit e rëndomtë gjenden në mjedise të ekspozuar në presion të “ekstremeve nga të dyja anët” dhe bëhen viktima të presionit të tillë.

“Ato janë procese të cilat na ndajnë nga zemra e integrimeve evropiane dhe na fusin në pozitë margjinale, sepse merremi me zënka dypalëshe. Cilësia e anëtarësimit tonë evropian gjithnjë e më shumë po dobësohet”, shton Çerneva.

Sipas saj, rritja e tillë e tensioneve “në mënyrë shtesë ua vështirëson jetën bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“E pamë si një deputet evropian bullgar e kërcënon presidentin maqedonas me atentat. Lloji i tillë i kërcënimeve nuk duhet të jetë pjesë e marrëdhënieve dypalëshe. Ruajtja e tonit të mirë dhe dinjitetit do t’i ndihmojë bullgarët të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut më shumë se sa kjo qasje e papërgjegjshme”, vlerëson Çerneva.

Ajo thekson se tërheqja e ambasadorit bullgar nga Shkupi përfaqëson “gjest joadekuat”, sepse hapa të tillë merren në “situata të jashtëzakonshme”.

“Kjo situatë ka filluar të më duket e qëllimshme. Është shumë e lehtë të shkaktosh një trajektore në rënie në marrëdhëniet dypalëshe. E kundërta është e vështirë – të krijohet një mjedis në të cilin gjëra të tilla nuk do të ndodhin”, thotë Çerneva, duke shtuar se “pas kaq shumë vitesh armiqësi” gjërat nuk mund të lihen të ndodhin vetë.

300x250

Related posts

Presidentja hungareze Novak nesër për vizitë në Shkup, zbardhet agjenda

e-max

Drejtori Abdullahi: Shpallje e re publike për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillimin rural për vitin 2023 – Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore

e-max

Tmerr/ Reparti infektiv në Veles nuk ka ngrohje, pacientët braktisin klinikën

e-max