GazetaMax
Adrenaline

Chelsea shënon tri herë në “Bernabeu”, por një gol i Rodrygos dërgon lojën në vazhdime

Chelsea me spektakël bën rikthimin e madh – shënon tri herë në “Bernabeu”, por një gol i Rodrygos dërgon lojën në vazhdime.
Ndeshja mes Real Madridi dhe Chelseat për 90 minuta doli të jetë shumë interesante, ku anglezët e mbyllën në epërsi me rezultat 3-1.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stanford Bridge” ishte mbyllur me rezultat 3-1 për mbretërit, ndërsa ndeshja kthyese ka të njëjtin rezultat 3-1 për anglezët, duke qenë gjithçka baras 4-4.
Golin e parë e shënoi Mason Mount në minutën e 15-të për 1-0, rezultat që e mbylli pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë Chelsea arriti të shënojë edhe golin e dytë, ku pas një harkimi në zonë nga goditja e këndit me kokë gjuan Antonio Rudiger duke quar rezultatin në 2-0.
Chelsea nuk u ndal dhe gjeti golin e tretë fillimisht me Marco Alonson në minutën e 63-të, por që u anulua për një prekje me dorë të spanjollit.
Por edhe pas golit të anuluar anglezët ishin një nivel më lartë dhe në minutën e 75-të, Timo Werner merr një top në hyrje të zonës, kalon Alaban dhe Casemiron për 3-0.
Kur u duk që londinezët do të kalojnë tutje, Luka Modric dha një asistim të bukur të Rodrygo që shënoi për 3-1 në minutën e 80-të.
Ndeshja do të shkojë në vazhdime, ku të dy skuadrat do të kenë gjasa të barabarta për të kaluar tutje.

Related posts

Sevilla ka prezantuar Jorge Sampaolin si trajner të ri

Gazetamax.mk

PSG përgatit ofertë të re për Skriniar, nuk frikësohet nga kërkesa e Inter për 80 milionë euro

Gazetamax.mk

E ardhmja? Babai i  Leaos: Rafa e dashuron Italinë, është më i miri në Seria A!

Gazetamax.mk