GazetaMax
Lifestyle

Cili person ia bëri Anglinë vend të ngrohtë këngëtares Bruna Smulja

Ajo nuk është larguar nga muzika, edhe nëse se keni parë në Tiranë dikun tjetër ajo vazhdon të jetojë e të jetë mjaft aktive edhe në muzikë sidomos në mbrëmjet muzikore. Fjala është për të bukurën këngëtare Bruna Smulja, ku ka disa muaj që po jeton në Angli e ajo atje ka pasur shumë ftesa që mund të themi se është një arsye por ka një më të fortë që e ka mbajtur atje, një person i rëndësishëm që ja ka marrë zemrën asaj. E pyetur nëse i mungon Tirana dhe Shqipëria ajo ka këtë përgjigje: ” Më mungon sigurisht, por jam shumë rehat edhe e sigurt në zgjedhjen që kam bërë edhe e bindur për qëndrimin tim në Angli përkrah njeriut të zemrës. Po edhe pse tingëllon çuditshëm mua personalisht s’më ka pëlqyer Anglia e se kam menduar kurrë më parë të jetoja këtu për shumë arsye, klima, koha etj etj ..por ja që ndryshova mendim tërësisht kur njoha njeriun më special në jetën time, e që tashmë Anglia më duket vendi më i ngrohtë në botë”. Gjatë bisedës me artisten mësojmë gjithashtu se do të ketë dhe projekte të reja muzikore solo por edhe ndonjë bashkëpunim më vonë, por për momentin po e shijon qëndrimin e saj atje në krah me djaloshin që është dashuruar e ku mësojmë se quhet Besart. E ne s’na mbetet gjë tjetër vetëm tju urojmë jetë të lumtur e përjetësisht së bashku, e pse jo të presim ndonjë dedikim të bukur dashurie nga Bruna për princin e saj që po e kuptojmë se ia ka marrë zemren 100 përqind.

Related posts

Studimi: Marrëdhëniet e mira në lidhje, sekreti i lumturisë dhe shëndetit

Gazetamax.mk

Leonora publikon një video duke bërë ndërhyrje në fytyrë, ja në çfarë gjendje ka përfunduar

Gazetamax.mk

Njihuni me Skyout, djaloshi talent i muzikës së kohës moderne

Gazetamax.mk