GazetaMax
Kuriozitete

City eliminon Atletico Madridin, kualifikohet në gjysmëfinale

Man City kualifikohet në gjysmëfinale, eliminon Atletico Madridin.
Manchester City ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Citizens” barazuan pa gola ndaj Atletico Madridit në “Wanda Metropolitano”, por u kualifikuan tutje falë fitores minimale 1:0 në “Etihad”, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja ishte me pak raste shënimi, teksa në pjesën e dytë, spanjollët morën administrimin e lojës.
Në fund të ndeshjes, pas një ndërhyrjeje të Felipes në Foden situata eskaloi, me Felipen që u ndëshkua me karton të kuq.
Më pas, ndeshja u vazhdua edhe për nëntë minuta tjerë, ku Atletico Madridi pati disa raste, por rezultati nuk ndryshoi.
Tani, në gjysmëfinale, Manchester City do të përballet me Real Madridin, që mbrëmë e eliminoi Chelsean.

Related posts

Protestat në Brazili, Grand Prix i Formula 1 mund të shtyhet

Gazeta Max

Arsenali i vihet pas Leroy Sanes

Gazeta Max

Elbasan Hajzeraj triumfon serish

Gazeta Max