GazetaMax
Lajme

Çmimet e qirasë mujore për banesa janë rritur dukshëm, rëndohet standardi studentor

Me fillimin e vitit akademik, studentët po përballen me çmime të larta të qirasë mujore të banesave. Për një garsonierë 45 metra katrorë, çmimi i qirasë në Shkup tashmë kalon 350 euro në muaj.

Në varësi të vendndodhjes së banesës, varet edhe çmimi i qirasë. Sa më afër të jetë banesa me universitetet, aq më i lartë është edhe çmimi.

“Edhe me 300 euro nuk gjendet lehtë, nga 350 e më lartë shkon çmimi të cilat në të shumtën e rasteve janë banesa me dy dhoma dhe përfundimisht çmimet janë më të larta se vitin e kaluar. Duhet të kërkosh më shumë kohë banesë me qira por nëse duam me kushte më të mira dhe komode sepse kemi nevojë dhoma të veçanta për të studiuar por çmimet janë rritur dhe mundohemi të balancojmë edhe çmimin edhe komfortin që do kemi”, tha një student.

Mihaela Martinovska është studente nga Manastiri, e cila për një garsonierë në Shkup paguan qira 300 euro në muaj.
”Përafërsisht janë mbi 300 euro. Unë jam regjistruar në Fakultetin e Ndërtimtarisë. Nga cili qytet jeni? Jam nga Manastiri. Më thuaj sa metra katrorë është banesa ku ju paguani 300 euro? Nuk jam e sigurt por mendoj se është 47 m2, pra garsonierë. Po. Si është ky çmim sipas teje? Mendoj se është çmim i lartë për ne studentët”, tha Studente nga Manastiri.

Çmimet e qirasë nuk janë të larta vetëm në Shkup. Në disa lokacione në qytetin e Shtipit, çmimi i qirasë kalon Shkupin. Në disa oferta në internet, në lokacione të ndryshme në Shtip, çmimi fillon nga 400 euro për banesë me kushte minimale ndërsa për banesa me kushte më të mira, që jepen edhe për 24 orë, çmimi fillon nga 50 euro për një ditë.

Çmimet e qirasë për apartamentet në Shtip po përjetojnë një nivel të ri që është edhe më i pafavorshëm për qiramarrësit dhe kjo falë studentëve të Turqisë të cilët nga viti në vit zgjedhin Maqedoninë e Veriut si vend për të studiuar. Me rritjen e çmimit të qirasë për studentët janë rritur edhe shpenzimet e prindërve. Pikërisht për këtë arsye shumë studentë thanë se janë të detyruar të kërkojnë punë për të kontribuar në shpenzimet e studimeve dhe përballje me çmimet e larta të qirasë./Alsat.mk

Related posts

Shaqiri: Shqyrtohet mundësia për kompensimin e orëve të humbura në Maqedoni

Gazeta Max

Gerasimovski: Përfundoi inspektimi në “Treska”, zjarri nuk ka shkaktuar dëme për shëndetin e qytetarëve

Gazeta Max

Shpresa e re për miliona pacientë, zbulohet ilaçi për hipertensionin

Gazeta Max