Humbja e fundit e Manchester United 4:1 ndaj Como, e ka vënë akoma edhe më shuëm në rrezik stolin e Michael Carrick, i cili mesa duket është në prag të shkarkimit.
Prej ditësh përflitet për pasuesin e tij dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë Antonio Conte.
Menjëherë pas humbjes së fundit në Champions League, mediet italiane dhe ato angleze raportojnë se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Manchester United dhe përfaqësuesve të Antonio Conte.
La Repubblica shkon edhe më tej duke theksuar se italiani ka vendosur dy kushte të rëndësishme për të pranuar të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”.
Conte këmbëngul në faktin që dëshiron autoritet të plotë mbi strategjinë e transferimeve të klubit, për t’u siguruar që të gjitha ardhjet e reja të përputhen me vizionin e tij specifik taktik.
Për më tepër, ish-trajneri i Napolit dhe Interit kërkon liri të plotë për të emëruar stafin e tij, duke refuzuar të trashëgojë strukturën aktuale të trajnerëve.
Burimi: botasot.info
