GazetaMax
SPORT

Conte konfirmon se Tottenham do ta blejë Kulusevskin, shton se duhet shumë transferime të reja në verë

Antonio Conte me Tottenhamin e tij është në garë për vendin e katërt në Ligën Premier, pozitë që i mundëson skuadrës londineze pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Spurts këtë fundjavë duhet të kalojnë një test të vështirë pasi do të luajnë ndaj Liverpool në ‘Anfield Road’.
Trajneri italian ka thënë se për sezonin e ardhshëm duhet një listë e gjatë me lojtarët që do t’ia paraqesë drejtuesve të Tottenham, ndërsa konfirmoi se Dejan Kulusevski do të blihet nga klubi londinez, pasi aktualisht është i huazuar nga Juventus.

“Në po e mbyllëm këtë sezon me 15 futbollistë dhe për momentin nuk është koha e duhur për t’ia dorëzuar drejtuesve listën me lojtarët që duhen transferuar në afatin kalimtar”.
“Por, është një listë e gjatë e cila nuk do t’i gëzojë shumë sepse kemi nevojë për elementë të rinj”.

“Kulusevski është në huazim dhe kjo është e vërteta, mirëpo them se është një marrëveshje e mbyllur. Ai do të jetë lojtar i Tottenham në sezonin e ardhshëm, e besoj 100 për qind këtë gjë”, ka thënë Conte. 

Related posts

Të lidhur dhe dhunuar bashkë me të fejuarën, Donnarumma rrëfen tmerrin e grabitjes: Kisha frikë për Alessian

e-max

Mbappe dhe Haaland të vendosur për një rivalitet afatgjatë – synim rekordi i golave të Ronaldos dhe Messit

e-max

De Gea gati ta ul pagën që të vijojë me Manchester United

e-max