GazetaMax
Sport

Të lidhur dhe dhunuar bashkë me të fejuarën, Donnarumma rrëfen tmerrin e grabitjes: Kisha frikë për Alessian

Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ra preh e një grabitje në Paris, teksa ai së bashku me të fejuarën Alessia Elefante u dhunuan dhe u lidhën nga të paktën katër grabitës, të cilët morën sende me vlerë rreth 500 mijë euro dhe u larguan pa lënë gjurmë.

Portieri tregon për Libero natën e frikës kur disa kriminelë (me sa duket katër, hynë nga çatia) në shtëpinë e tij që ndodhet në lagjen e tetë të Parisit, pranë Champs-Elysées, neutralizuan atë dhe partneren e tij Alessia Elefante duke i lidhur në një karrige dhe vodhën pasuri me vlerë gjysmë milioni euro.

Të gjesh papritmas njerëz në shtëpi në tre të mëngjesit, mendoj se është ndjenja më e keqe që mund të përjetosh. Mua më neutralizuan dhe Alessia u detyrua të dorëzonte gjithçka që kishim që ishte e çmuar”, tha portieri.

Portieri i PSG-së ishte duke fjetur, teksa ishte ora tre e gjysmë e mëngjesit të së premtes kur ndodhi ngjarja.

“Unë dhe e fejuara ime u desh të largoheshim nga apartamenti për të lejuar që të kryheshin hetimet dhe qëndruam përkohësisht në një hotel. Kisha shumë frikë, por edhe më shumë ishte se diçka mund t’i ndodhte Alessias. Isha i pafuqishëm, i lidhur, nuk mund të bëja asgjë. Unë nuk flas shumë mirë frëngjisht dhe ishte e vështirë t’u shpjegoja atyre njerëzve se ku ishin të gjitha gjërat. Ishte Alessia, ende shumë e frikësuar që foli me ta. Momente vërtet të tmerrshme, veçanërisht frikë për të. Frika se mund ta lëndonin”, tha Giggio.

Veç Donnarummës, edhe Icardi, Thiago SIlva dhe Marquinhos kanë rënë preh e grbitjes në kohën kur luanin në Paris me PSG-në.

Related posts

E ardhmja e Ronaldos varet nga trajneri i ri

e-max

Barcelona bën hapin e madh për Dybalan

e-max

Real Madridi harton listën e zëvendësuesve të Benzemas

e-max