GazetaMax
Lajme

Crvenkovski: Qytetarët le të jenë të përgatitur, bllokada nga Bullgaria do të zgjatë ende më shumë

Shkup, 27 maj – Nënshkrimi i Marrëveshjes së miqësisë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë me përmbajtje të tillë, veçanërisht me formulimin e “historisë së përbashkët” dhe formimin e një komisioni të përzier historik me mandat për arbitrimin e ngjarjeve dhe personaliteteve historike, ishte një gabim i madh, tha ish-presidenti Branko Cërvenkovski në tribunën e organizuar nga Këshilli i ambasadorëve me temë “Sfidat e politikës së jashtme të Maqedonisë”.

Sipas Cërvenkovskit, Marrëveshja jo vetëm që nuk mbylli asnjë çështje, por përkundrazi, hapi kutinë e Pandorës dhe krijoi bazën për një sërë kërkesash nga Bullgaria, të cilat, siç theksoi ai, deri “në masën që prekin identitetin dhe historiën kombëtare, për të cilën kompromisi thjesht nuk është i mundur”.

Marrëdhëniet me Greqinë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, thotë ai, janë pakrahasueshëm më të mira se para marrëveshjes, dhe krejt e kundërta, siç mendon ai, marrëdhëniet me Bullgarinë janë pakrahasueshme më të këqija pas nënshkrimit të marrëveshjes sesa para nënshkrimit të marrëveshjes.

“Teza që u plasua në opinion se ne nuk negociojmë për identitetin kombëtar dhe do të biem dakord për historinë, në thelb është absurde. Çdo identitet kombëtar është rezultat i një procesi historik që mbështetet në pika të caktuara historike, ngjarje dhe personalitete. Nëse ato piketa ju merren dhe shpallen të huaj, nuk ka mbetur gjë tjetër nga identiteti kombëtar përveç retorikës boshe”, tha Cërvenkovski.

Ai iu referua edhe deklaratës së presidentit bullgar Rumen Radev të dhënë gjatë vizitës së tij në Berlin se nuk do ta lejojnë maqedonizmin të hyjë në BE, duke theksuar se ne nuk mund dhe nuk duhet të heqim dorë nga maqedonizmi.

“Nisur nga dallimet e mëdha dhe të papajtueshme mes qëndrimeve dhe ‘vijave të kuqe’ nga të dyja palët, e vetmja zgjidhje e mundshme, për mendimin tim, për këtë kontest është, do ta quaja interpretim “asimetrik” të historisë dhe çështjeve të identitetit, që rrjedhin nga ajo, pra secila palë do të ruajë të drejtën e gjykimit të saj dhe kjo nuk do të përbëjë pengesë për marrëdhëniet dypalëshe ose shumëpalëshe. Nuk e di nëse dhe kur është e mundur një gjë e tillë. Por ajo që di me siguri është se praktika e pranishme në 4-5 vitet e fundit duhet të ndërpritet menjëherë, duke ngritur lehtësisht dhe pa arsye pritshmëritë se zgjidhja është në horizont dhe se nuk ndodhi. Pritjet e mëdha por të parealizuara çojnë në zhgënjime të mëdha”, tha Cërvenkovski.

Sipas tij, opinioni i Maqedonisë duhet të jetë i përgatitur, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, se bllokada nga Bullgaria mund të zgjasë shumë dhe prandaj nuk do të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian.

Cërvenkovski beson se vetoja e Bullgarisë do të përsëritet në samitin e ardhshëm të BE-së në qershor.

“Gjithmonë kam besuar se për ne procesi i negociatave për anëtarësim në Union është po aq, në mos më i rëndësishëm se vetë akti i anëtarësimit të plotë, sepse në 30 vitet e kaluara të pavarësisë së Maqedonisë ka treguar se fatkeqësisht nuk ka mjaft vullnet të fuqishëm politik për të zbatuar ndonjë reformë thelbësore nëse nuk ka nxitje apo presion nga jashtë”, tha Cërvenkovski, duke shtuar se ne duhet të gjejmë forcën tonë dhe vullnetin dhe vendosmërinë politike qartësisht konsensuale për të zbatuar ndryshimet në vend, jo sepse Brukseli e kërkoi prej nesh, por sepse kemi nevojë për të.

Cërvenkovski kritikoi ashpër të gjitha institucionet që sipas Kushtetutës së vendit tonë janë përgjegjëse për krijimin dhe udhëheqjen e politikës sonë të jashtme, dhe i referohet qëndrimit ndaj rrjetit tonë diplomatik.

“Përsëritet vazhdimisht nga të gjitha nivelet institucionale, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, se SHBA-ja është partneri ynë strategjik më i rëndësishëm. Theksohet në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Partneritetit Strategjik ose gjatë së cilës do të zhvillohet dialogu strategjik për thellimin e partneritetit, për të fituar disa pikë politike në opinion. Dhe tani shikoni absurdin e radhës. Maqedonia ka rreth katër vjet vjet që nuk ka ambasador në Uashington. Është absolutisht e papërgjegjshme dhe e palejueshme. Por ka edhe më keq. Republika e Maqedonisë dy herë i ka lejuar vetes të propozojë kandidatë që nuk janë pranuar nga Shtetet e Bashkuara. Ky është rasti i parë i tillë në historinë e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, në raport me shtetin më të fuqishëm, më me ndikim në botë, njëherësh edhe partnerin tonë siç themi më të rëndësishëm strategjik. Dëmi që me veprime të tilla të papërgjegjshme i bëhet reputacionit të Republikës së Maqedonisë është i madh”, theksoi Cërvenkovski në forumin e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.

Pas fjalimeve të kryetarit të Këshillit të ambasadorëve Muhamed Halili dhe ish-presidentit Cërvenkovski, u mbajt debat në të cilin folën ish-ambasadorë dhe profesorë.

Related posts

Liderët në takim, do të diskutojnë për të ardhmen evropiane

Gazetamax.mk

BDI: Dënojmë deklaratat skandaloze të deputetit të VMRO, vendi ecën rrugës europiane

Gazetamax.mk

Aksident i rëndë në autostradën Shkup – Tetovë, 4 të lënduar

Gazetamax.mk