GazetaMax
Showbizz

Data e gjyqit po afron, por Diddy ka një kërkesë të çuditshme

Gjyqi i P. Diddy po afron dhe ky i fundit duket se ka ndryshuar strategji për t’i shpëtuar akuzave që rëndojnë mbi të. Seanca gjyqësore do të nisë në më pak se tre javë, ku pritet që P.Diddy të përballet me një mori akuzash për përdhunim, dhunë seksuale dhe trafikim qëniesh njerëzore.

Në mesin e aq shumë akuzave të rënda, reperi, siç u raportua së fundmi, ka kërkuar me ngulm që të ketë një grua me ngjyrë në ekipin e tij mbrojtës. Sipas burimeve të cituara nga TMZ, avokatët e Diddy po kërkojnë një avokate grua, me ngjyrë, për të forcuar ekipin ekzistues, i cili përbëhet nga Mark Aniflo dhe Tenny Geragos.

Kërkesa shoqërohet me specifikime strikte, pasi nevojitet një person me përvojë dhe aftësi për të menaxhuar një çështje me shkallë të lartë vështirësie. Burimet raportojnë gjithashtu se një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ligjore do të luajë edhe kriminologu i njohur Mark Geragos.

Kërkesa e reperit nuk lidhet vetëm me imazhin e ekipit të tij mbrojtës, por edhe me strategjinë ligjore, pasi avokatët kanë deklaruar më herët se autoritetet po përpiqen të “shënjestrojnë një afro-amerikan të pasur dhe të suksesshëm”.

Data e gjyqit po afron, por P.Diddy ka një kërkesë të

Ndërkohë, një ish-anëtar i grupit, Anthony Rico, i cili gjithashtu është me ngjyrë, u tërhoq nga çështja shkurtin e kaluar. Përpjekja e Diddy-t për të gjetur një avokate grua me ngjyrë duket shumë sfiduese, pasi ekipi duhet të plotësohet deri më 5 maj.

Related posts

Këngëtari Nikoll Prenqi e nis vitin me klipin e premtuar

Gazeta Max

Shqiptari nga Maqedonia nuk mund ta ndjek sërben nëpër Sërbi/ Atmir Aliti flet ekskluzivisht për problemet me Milica Veliçkoviçin

Gazeta Max

Si të kujdeseni për kaktusin e Krishtlindjes?

Gazeta Max