GazetaMax
Kuriozitete

De Jong ndryshon mendimin, dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Frenkie de Jong mund të vazhdojë qëndrimin te ekipi katalanas, Barcelona.
Mesfushori holandez duket se ka ndryshuar mendimin e tij në lidhje me të ardhmen.
Po përflitej se tashmë kishte mbetur vetëm zyrtarizimi i De Jong si lojtari më i ri i Mnachester United, por një gjë e tillë mund të mos ndodhë.
‘Sport’ raporton se mesfushori holandez dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe nuk është i interesuar për një lëvizje në ‘Old Trafford’.
Ai ishte një nga dëshirat më të mëdha të trajnerit të ri të ‘Djajve të Kuq’, Erik ten Hag, por me gjasë do mbetet si e tillë.
Chelsea është gjithashtu e interesuar për të, por ai do të preferonte të vazhdonte karrierën e tij në ‘Camp Nou’.

Related posts

Zhvillohen sot ndeshjet kthyese çerekfinale në Ligën e Evropës, vëmendja te kjo ndeshje

Gazeta Max

Bayern Munchen vëzhgon yllin e Barcelonës

Gazeta Max

Bayerni ndëshkon Pavardin – lojtari u kap duke vozitur i dehur

Gazeta Max