GazetaMax
Lajme

Debat “Aftësitë e të rinjve dhe nevojat e tregut: Cilat aftësi janë të nevojshme”

Shkup, 31 janar – “Aftësitë e të rinjve dhe nevojat e tregut: Cilat aftësi janë të nevojshme” ishte tema e debatit që u mbajt sot në hapësirat e “Europe House” në Shkup, si e para nga diskutimet në kuadër të vitit evropian të aftësive.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, në fjalimin e sotëm të saj paralajmëroi se viti 2023 do të jetë vit i aftësive me fonde të shtuara për programe specifike si ESF+, Horizont, si dhe Evropa Digjitale, kumtoi “Europe House” Shkup.

Sipas ambasadorit të BE-së, Dejvid Gir, i cili hapi debatin, aftësitë nënkuptojnë vende të mira pune, përmirësimi është i mirë për ekonominë dhe mbi të gjitha është i mirë për njerëzit.

“Nevojat e tregut të punës po ndryshojnë me shpejtësi dhe theksojnë domosdoshmërinë e aftësive të reja, aftësive digjitale, të gjelbra. Delegacioni i Bashkimit Evropian është shumë i përkushtuar për të rinjtë dhe prosperitetin e tyre këtu, jo vetëm sepse është e rëndësishme për këtë vend, këtu sepse ata janë qytetarë të ardhshëm të BE-së dhe sjellin ndryshime pozitive”, tha Gir.

ipas Raportit të Progresit, 80 për qind e të papunëve afatgjatë nuk kanë aftësi të zhvilluara mjaftueshëm dhe kjo është pasojë e papunësisë.

Mlladen Fërçkovski nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) në prezantimin e tij shpjegoi se plani operativ për vitin 2023 është në përfundim të tij, si dhe janë duke u futur pilot masa në masat për punësim. Raportet vjetore të Agjencisë së Punësimit treguan se më shumë se 60 për qind e punëkërkuesve të paktën kanë përfunduar arsimin fillor ose të mesëm jo të plotë. Pas një sërë bisedash me odat ekonomike dhe zonat e zhvillimit teknologjiko-industrial, të gjitha morën të njëjtin mesazh:

“Arsimi nuk është i rëndësishëm për ta, ajo që është e rëndësishme është se ata kanë nevojë për punëtorë – tani. Pra, ne kemi një fuqi punëtore prej rreth 80 mijë punëtorë që mund të punësojnë kompanitë anëtare të Odave ekonomike. Prandaj në trajnime kemi përcaktuar se mund të jenë edhe persona me arsim fillor të kryer. Marrim të dhëna nga qendrat për punë sociale, njerëzit marrin mbështetje psikologjike-sociale dhe mentoruese, pastaj ridrejtohen në seksionin e shërbimeve ku përpilohet plani individual i punësimit”, tha Fërçkovski.

Sipas tij, është jashtëzakonisht e rëndësishme që për masat e punësimit këtë vit janë ndarë 33 milionë euro, ndërsa deri në dhjetë vjet më parë ishin buxhetuar me 8 milionë euro. Ai tha se bashkëpunimi me sektorin joqeveritar është i shkëlqyer dhe së bashku krijojnë ligje dhe strategji për politikat rinore.

Goran Petrovski nga Agjencia për Punësim sqaroi se kjo Agjenci është më shumë një organ teknik që zbaton politikat dhe dokumentet strategjike tashmë të miratuara. Siç tha ai, planet vjetore bazohen në dy masa aktive – punësim të drejtpërdrejtë dhe ngritje të kapaciteteve përmes trajnimeve. Ekziston edhe mundësia e “Shansit të Dytë”, masave pilot për reformimin e arsimit të mesëm profesional.

Bojan Todorovski nga Konfederata e Biznesit përmendi në debat se problemi më i madh për komunitetin e biznesit është plakja e madhe e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve.

“Kudo në botë të rinjtë janë shumë të ndikuar nga digjitalizimi dhe teknologjitë e internetit. Kompanitë çdo ditë përballen me mungesë të kuadrove, pa marrë parasysh madhësinë apo llojin e kompanisë, deri në momentin kur nuk kërkojnë më diplomë, por vetëm aftësi, tha Todorovski. Sipas tij, vetëm kompanitë e mëdha që kanë para dhe teknologji janë të rehatshme të investojnë në shpërblimin e punonjësve të tyre. Nga ana tjetër, numri i mikro ndërmarrjeve që i janë lënë vetes dhe nuk kanë mundësi zhvillimi është i madh. Ata duhet të kenë vetë-iniciativë për rritje dhe përmirësim.

Related posts

Avokati i Popullit: Këshilli i Komunës së Karposhit i ka shkelur të drejtat e fëmijëve

Gazetamax.mk

Çmime të reja të derivateve, lirohet benzina

Gazetamax.mk

Analizë: Maqedonia ndër më e varfëra/ Vështirë me dimrin, vështirë me rrymën, vështirë me jetën,…

ASH: Gjykata edhe njëherë lëndoi familjarët e viktimave të Llaskracës

Gazetamax.mk

Bomgartner: Në Qershor do të organizohet konferencë e posaçme mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit

Gazetamax.mk

Propozimi francez, Miteva: Qeveria të mos heshtë

Gazetamax.mk