GazetaMax
Lajme

Debat publik për promovimin e ndjeshmërisë gjinore

Shkup, 13 maj – Në seancën e sotme të Komisionit Kuvendor për mundësi të barabarta të grave dhe burrave do të ketë debat publik me temë “Propozim-plani i aktiviteteve për promovimin e ndjeshmërisë gjinore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2022-2024”,

Siç është paralajmëruar, në debatin publik do të drejtohen Gordana Siljanovska-Davkova, kryetare e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Lolita Ristova, kryetare e Klubit të deputetëve, Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit.

Para të pranishmëve do të prezantohet edhe Propozim-raporti për implementimin e Planit të aktiviteteve për promovimin e ndjeshmërisë gjinore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2022-2021 dhe Propozim-plani për implementimin e Planit të aktiviteteve për përparimin e ndjeshmërisë gjinore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2020-2021.

Debati publik organizohet në bashkëpunim me Klubin e deputetëve dhe Misionin e OSBE-së në Shkup.

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik janë ftuar të gjithë deputetët, përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Grupi ndërministror konsultativ dhe këshillimor për mundësi të barabarta të ministrive, komisionet lokale për mundësi të barabarta (kryetare dhe koordinatore), përfaqësues të Avokatit të popullit, Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, Instituti për studime gjinore, pastaj përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, UNDP, Trupi i KB-së për barazi gjinore dhe përforcim të grave (UN Women), OSBE, NDI, IRI, përfaqësues të sektorit të OJQ-ve nga kjo fushë, ekspertë, përfaqësues të korrit diplomatik në vend, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të Zyrës programuese të Këshillit të Evropës në Shkup.

Related posts

Fshati Sfillare pa mjek amë, askush nuk e zëvendësoi mjeken që ndërroi jetë

Gazetamax.mk

Sezoni i ri turistik në Strugë, me probleme të vjetra

Gazetamax.mk

Spasovski në Gjenevë realizoi takim me komesarin e Lartë të OKB-së për Refugjatë, Filipo Grandi

Gazetamax.mk