Në Kompleksin “Fetnete Ramosaj” sot po zhvillohet Festa Tradicionale “Dita e Gështenjës”, një ngjarje që tashmë është kthyer në simbol të trashëgimisë kulturore dhe bujqësore të komunës së Deçanit.
Kjo festë, e cila nis nga ora 12:00, mbledh qytetarë, vizitorë dhe dashamirë të produkteve vendore për të shijuar gështenjën e famshme të Deçanit, si dhe për të promovuar traditat e pasura, kulturën dhe mikpritjen karakteristike të zonës.
“Festa e Gështenjës nuk është vetëm një ngjarje gastronomike, por edhe një dëshmi e ruajtjes së vlerave tona tradicionale e kulturore. Deçani është krenar për këtë pasuri natyrore dhe njerëzore”, është shprehur Bashkim Ramosaj, në fjalën e tij për këtë ngjarje.
Organizatorët kanë përgatitur një program të pasur me muzikë, artizanat, ushqime tradicionale dhe aktivitete kulturore që e bëjnë këtë ditë një përvojë unike për të gjithë pjesëmarrësit.
Ejani të festojmë së bashku traditën, kulturën dhe shijet unike të Deçanit!
https://www.facebook.com/share/p/17TBSBDSuH/


