GazetaMax
Lajme

Defekti u sanua – Furnizimi me ujë rikthehet në normalitet

Pas një pune të pandërprerë dhe me intensitet të lartë, ekipet e NPK “Sharri” kanë përfunduar me sukses sanimin e defektit në linjën e vjetër F400. Falë përkushtimit të punëtorëve, furnizimi me ujë në qytet është rikthyer në gjendjen e mëparshme, duke arritur sërish kapacitetin prej 400 litrave në sekondë.

U kërkojmë falje qytetarëve për pengesat e shkaktuara gjatë ndërprerjes së ujit dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe. Një falënderim i veçantë shkon për punëtorët tanë, të cilët, pavarësisht temperaturave të larta dhe kushteve të vështira, dhanë maksimumin për ta zgjidhur problemin në kohë rekord.

Dëshirojmë të theksojmë se arsyeja e publikimit të njoftimeve dhe informacioneve gjatë gjithë procesit ishte që t’i mbajmë qytetarët të informuar në kohë reale për situatën dhe zhvillimet në terren.

NPK “Sharri” mbetet e përkushtuar për një shërbim sa më cilësor dhe transparent për të gjithë qytetarët e Tetovës.

Related posts

Tryezë e rrumbullakët për harmonizim të programeve studimore me nevojat e tregut të punës

Gazeta Max

BDI: Mickoski në rrugë të gabuar, dështimet nuk fshihen me shpifje

Gazeta Max

Ambasadorët e Francës dhe Zvicrës e mbështesin Osmanin në shënimin e ditës së Frankofonisë

Gazeta Max