GazetaMax
Lajme

Dega e BDI në Zhelinë reagon ashpër ndaj Komunës: Tre muajt e verës kaluan kot, nxënësit nuk mund të fillojnë procesin mësimor

Dega e BDI-së në Zhelinë ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të komunës dhe kryetarit të saj, duke theksuar se është shkelur ligji për fillimin e vitit shkollor.

Sipas tyre, tre muajt e verës kanë kaluar pa asnjë përgatitje për shkollat, ndërsa pikërisht në ditën kur fëmijët duhej të uleshin nëpër banka, pushteti lokal ka nisur punime në Shkollën Fillore “Pashko Vasa” në Grupçin, duke prolonguar procesin mësimor.

“Ky është turp dhe fyerje për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit. Fëmijët nuk janë eksperiment për paaftësinë e pushtetit. Viti shkollor nuk nis me justifikime e pengesa, por me organizim dhe përgjegjësi,” thuhet në reagimin e degës së BDI-së.

Ata shtojnë se kjo situatë përbën thyerje të ligjit, sepse sipas ligjit për arsimin fillor, mësimi duhet të nisë në kohën e caktuar dhe autoritetet lokale janë të obliguara të garantojnë kushte për nxënësit.

“Për tetë vite pushteti lokal nuk ndërtoi asgjë për arsimin, ndërsa sot po pengon edhe fillimin e mësimit. Ky është dështim i plotë i menaxhimit dhe papërgjegjësi ndaj gjeneratave të reja,” përfundon reagimi.

Related posts

Mexhiti tha se Çairi do të bëhet qendër e re kulturore, universitare dhe sportive

Gazeta Max

ZZHTI ka vendosur standardet ndërkombëtare ISO për luftën kundër korrupsionit dhe cilësinë e punës

Gazeta Max

Pushteti dhe opozita u bashkuan në mbrojtje të vlerave antifashiste mbi të cilat bazohet shteti

Gazeta Max