GazetaMax
Lajme

Dehari harron që vendimi për zgjedhje me parimin “Një anëtar, një votë”, u soll në Kongresin e 2019 të BDI

Vendimin që Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të shkojë në zgjedhje brenda partiake e ka sjellë Kongresi i fundit i partisë, ndryshe nga çfarë deklaroi mbrëmë në emisionin “Click plus” anëtari i Kryesisë së kësaj partie Fatmir Dehari, shkruan PRESSonline.al

Dehari në emisionin “Click plus” deklaroi se nuk ka votuar për procesin zgjedhor partiak “Një anëtar, një votë”, pasi tha se nuk ka qenë në mbledhje.

Kjo deklaratë nuk përkon me realitetin faktik, pasi që vendimi për të shkuar në zgjedhje brenda partiake është marrë në Kongresin e fundit të BDI-së, në të cilin është votuar ky mekanizëm i ri partiak i votimit, në të cilin vendim të Kongresit ka marrë pjesë edhe vetë Fatmir Dehari.

Related posts

LSM: Gjykatësit kushtetues të refuzojnë iniciativën për heqjen e “të dielës ditë jo pune”

Gazeta Max

Sela: Sot do të vendosim për Ushtruesin e Detyrës deri në kongresin e ardhshëm

Gazeta Max

Bisedë telefonike Radev-Makron

Gazeta Max