GazetaMax
BALLINA

Zëvendës drejtori Hasani vizitë në Bogorodicë: Po modernizojm vendkalimin dhe lehtësojmë formalitetet doganore

Modernizimi i pikës kufitare në Bogorodicë, si dhe lehtësimi i formaliteteve doganore për import dhe eksport të mallrave përmes këtij vendkalimi, ishin një nga temat thelbësore të diskutuara gjatë vizitës së sotme në Bogorodicë.
Vlen të theksohet se vendkalimi kufitar Bogorodicë është një nga pikat kufitare më të shpeshta, ku fluksi i pasagjerëve rritet ndjeshëm për pushime dhe gjatë sezonit verore, ndërsa të gjitha korsitë në hyrje dhe në dalje funksionojnë pa probleme.
Gjatë vizitës, i shoqëruar edhe me drejtorin e Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev, realizuam takim edhe me doganierët, ndërsa në fokus kishim përpjekjet dhe përkushtimin në luftën kundër tregëtisë ilegale dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet kufitare për të lehtësuar tregëtinë dhe përshpejtimin e rrjedhës.
https://www.facebook.com/photo?fbid=6600965106591148&set=pcb.6600965319924460

Related posts

Fronti Europian në Dibër/ Ahmeti: Na pret fitore historike dhe zgjedhje europiane

e-max

Persona të panjohur dëmtojnë makinën e deputetit, reagon Kadriu: Turp për atë që e bëri

e-max

Ukrainasit që u detyruan të jetojnë me të vdekurit disa ditë

e-max