GazetaMax
Lajme

Del në publika pas disa javësh Ministri rus i Mbrojtjes, por ka diçka të pazakontë në pamjet e reja

Ministri rus i Mbrojtjes pas disa javësh del në publik, por ka diçka të pazakontë në pamjet e reja.
Pas disa jave mosparaqitje në publik, ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu ëshë shfaqur me anë të një video të publikuar nga media shtetërore ruse së bashku me liderët ushtarakë. Por zyrtarët perëndimorë dyshojnë se paraqitja e Shoigut mund të jetë e incizuar më herët pasi ai shihet me rroba civile.
Në adresimin e tij ministri i Mbrojtjes s’ka komentuar mungesën e tij disajavore në publik por ka thënë se ministria e tij po e përmirëson furnizimin me armë dhe mjete të tjera për ‘operacionin special’ në Ukrainë, shkruan Jutarnji.
Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë spekuluar gjerësisht ditët e fundit për statusin e Shoigut – u përmend shkarkimi i tij i supozuar, ai u spekulua se ishte arrestuar për gjoja bashkëpunim me CIA-n dhe një këshilltar i ministrit të policisë së Ukrainës tha se kishte pësuar një atak në zemër.
Shoigu u “shfaq” për publikun nga mediat shtetërore edhe të enjten, por shkurtimisht, si pjesëmarrës në një takim virtual me Vladimir Putin. E pazakontë për të, ai ishte me një kostum civil dhe shfaqej vetëm në njërën pjesë të ekranit me probleme të dukshme teknike, gjë që solli spekulime të reja se bëhej fjalë për një regjistrim të vjetër.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Shoigu nuk ishte në publik për arsye “të kuptueshme” sepse, siç tha ai, ai ka shumë detyrime gjatë “operacionit special ushtarak” dhe se tani nuk është koha për aktivitete mediatike.

Related posts

Bujar Osmani: Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave nesër por për fatin e kombit pasnesër

Gazeta Max

E akuzuara për spiunazh Jelena Gjukanoviq deklarohet e pafajshme për akuzat

Gazeta Max

Në vitin 2015 qeveria romune u rrëzua pas vdekjes së 32 personave në një disko

Gazeta Max