GazetaMax
Lajme

Delvina në situatë të jashtëzakonshme nga zjarri, spitali heq bombolat e oksigjenit për shmangien e shpërthimeve! Flakët rrethojnë qytetin, nisin evakuimet

Situata në Delvinë është bërë kritike pasi flakët i janë afruar rrezikshëm spitalit të qytetit. Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi raporton se zjarri ka rrethuar qytetin nga veriu dhe lindja, duke detyruar policinë të evakuojë banorët nga dy lagjet e sipërme.

Përmasat e tij cilësohen të jashtëzakonshme, ndërsa ndërhyrja ajrore nuk është e mundur gjatë natës. Dyshohet se disa banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për momentin është e vështirë të bëhet evidentimi i dëmeve për shkak të tymit të dendur dhe qasjes së kufizuar në terren.

Në zonë po punojnë dhjetëra forca të ushtrisë dhe zjarrfikëses. Pranë spitalit, janë marrë masa urgjente për çmontimin dhe largimin e sistemit të furnizimit me oksigjen, për të shmangur rrezikun e një shpërthimi në rast se flakët arrijnë godinën.

I gjithë personeli mjekësor është në gatishmëri për të mbrojtur ambientet me mjetet që kanë në dispozicion, ndërkohë që çdo pacient është evakuuar në ambiente të sigurta.

Era e fortë po fryn në drejtim të qytetit, duke vështirësuar ndërhyrjen dhe duke rritur rrezikun për banorët. Dhjetëra familje po largohen me urgjencë nga shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e forcave të rendit.

Related posts

Rreth 2500 kompani nuk i kanë paguar punëtorët për muajt gusht dhe shtator

Gazeta Max

Kryetari i Kuventit me 1% rejting, dorëheqja akt i pashmangshëm

Gazeta Max

Tetovarët do të presin edhe dy vjet për banesa sociale

Gazeta Max