GazetaMax
Lajme

Demerxhiev nesër do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit

Sofje, 3 shkurt  – Zëvendëskryeministri bullgar përgjegjës për Rendin Publik dhe Sigurinë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev nesër në Shkup do të vendosë lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”. 

Siç informoi BTA, Demerxhiev, i cili do të shoqërohet nga zëvendësi i tij Vencisllav Katinov, do të bëjë homazhe në varrin e Dellçevit me rastin e 151-vjetorit të lindjes së tij. 

Sipas paralajmërimeve, homazhe para varrit të Goce Dellçevit me vendosjen e luleve do të bëjnë edhe presidenti Stevo Pendarovski, një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska, një delegacion i Kuvendit, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, i shoqëruar nga deputetët Snezhana Kaleska – Vançeva dhe Lupço Prenxhov, si dhe delegacione të institucioneve, partive dhe shoqatave qytetare.

Related posts

“Jeta e qytetarëve është vështirësuar”, LDK-ja del me 3 propozime për Qeverinë Kurti

Gazetamax.mk

Rënditja e rajonit në ndërtim dhe prodhim, ja ku gjendet Maqedonia e Veriut

Gazetamax.mk

Pritje zyrtare e Fond der Lajen para Qeverisë

Gazetamax.mk