GazetaMax
Sport

Dënim për FSHF-në, 20 për qind më pak spektatorë në sfidën me Letoninë

Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

– Advertisements –

Sipas vendimit, FSHF-ja dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

Ky vendim është një penalizim serioz për gjithë komunitetin futbollistik dhe dëmton jo vetëm Federatën, por mbi të gjitha Kombëtaren. FSHF-ja u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

Related posts

Rekomandime të Avokatit të Popullit për avancimin e mësimit të gjuhës së shenjave të nxënësve me dëgjim të dëmtuar

Gazeta Max

Të shtunën Arlind Sulejmani shkund ringun kundër kroatit, Ivan Njegac

Gazeta Max

BDI: Mickoski, retorika juaj tashmë nuk ka peshë

Gazeta Max