Deputeti i zonës sime

Deputeti i zonës sime
I ka fjalët dredha-dredha
Përmes celularit porositi:
„Të m’i siguroni nja tre-katër edha!“

Në fundjavë jemi andej
Mua mos më korit, o burrë
E di që atje e keni
Një specialist në një furrë

Në mesin tonë do të jenë
Disa kolegë, madje edhe femra
Besoj se kur të vijmë andej
Të gjithë do t’i njohësh me emra

Të gjithë jemi të angazhuar
Në kuvend e në disa komisione,
Kështu, miku im i dashur
Vjen në shprehje për donacione

Burimi: Botasot