Nga shkronja A te alfabeti

Në përvjetorin e alfabeti, 

kur i mendoj 36 shkronja,

prej tyre 7 zanore e 29 bashkëtingëllore

A është e para.

 

Kur e shoh shkronjën A,

më duket si maje mali,

si kulm shtëpije,

si sqep shqiponje.

 

Dy vija që takohen në majë,

lidhen më një vije  në mes,

duke i dhënë forcë shkonjës A,

si diafragma në trupin tonë, 

që i jep forcë zërit, 

për ta thirrur shkronjën A.

 

Kur e mendoj shkronjën A,

si frymë,

si dhimbje,

si frikë,

si dashuri në ekstazë,

si zë në mes pyllit, 

përherë me jep forcë.

 

Kur shkronjën A e përplasi, 

më 29 bashkëtingëllore, 

e 6 zanore tjera,

nxerri fjalë e fjali pa fund.

 

Shkronjën A në veti,

e në jetë tonë,

është dhimbje dhe dshuri.

Burimi: Botasot