GazetaMax
Lajme

Deputeti Rexhepi ka takuar Kovaçevskin, çështjet e kontestuara gjyqësore në tryezë

A do t’i dërgojë Qeveria një letër Komisionit Evropian (KE) për shqyrtim apo vlerësim ndërkombëtar të rasteve gjyqësore “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Almiri i vogël”, “Alfa”, e ndoshta edhe të “Nikola Mlladenov”, pasiqë siç mëson PRESSonline.mk, është arritur marrëveshje mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe deputetit të pavarur Skender Rexhepi.

Burimi ynë nuk jep detaje nga takimi, përveç se pas përpunimit të dokumentit, Qeveria së shpejti do ta dërgojë letrën në KE.

Pas largimit të Alternativës nga pushteti, deputeti Skender Rexhepi – Zjed, i cili deri para një viti ishte pjesë e Alternativës dhe u largua pikërisht për shkak të mosrealizimit të kërkesës kyçe të partisë pas hyrjes në Qeveri vitin e kaluar – auditimi ndërkombëtar i çështjeve gjyqësore, ndërsa tani po negocion vetëm me Kovaçevskin gjatë rindërtimit të Qeverisë.

Ai ka bërë të ditur se do të votojë për kabinetin e ri qeveritar, sepse është pjesë e shumicës parlamentare, por edhe se për këtë ka kushtet e veta.

Related posts

Joveva: Negciatat mes Shkupit e Brukselit tashmë realitet

Gazetamax.mk

Paga minimale/ Maqedonia e Veriut e parafundit në rajon, në krye qëndron Mali i Zi

Gazetamax.mk

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Gazetamax.mk