GazetaMax
Lajme

Deputeti shqiptar i LSDM-së, kundër paraleles shqipe në Çashkë

Deputeti shqiptar nga Çashka, Muhamet Kadirov nga Lidhja Social Demokrate që gjatë gjithë mandatit të tij, nuk ka folur asnjë fjalë për nxënësit dhe banorët e Çashkës në foltoren e Kuvendit, do të mbahet mend për një fjalim të vetëm e në të cilin, pikërisht Kadirov ka dalë kundër nxënësve shqiptarë dhe mësimit në gjuhën shqipe.

Në një prononcim për TV21, Kadirov dje akuzoi ministrin Shaqiri për marrjen e kompetencave të Komunës. Sipas tij, Shaqiri ka gabuar se ka kërkuar që nxënësit shqiptarë të gëzojnë të drejtën e mësimit në gjuhën amëtare.

Për më tepër, Kadirov ka kërkuar që Shaqiri të kthejë kompetencat komunës që nuk respekton të drejtën themelore që nxënësve shqiptar tu garantohet mësimi në gjuhën amëtare.

Kujtojmë, deputeti në fjalë, Muhamed Kadirov fëmijët e tij i shkollon në Irland nga ku edhe e ka prejardhjen, bashkëshortja e deputetit.

Related posts

67-vjeçari me iniciale Sh. D., duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve

Gazeta Max

Ali Ahmeti uron fillimin e vitit të ri shkollor: “Shkolla shqipe – një dritë që nuk është fikur kurrë”

Gazeta Max

Pendarovski për klubin kontestues në Manastir: “Faji” është edhe te institucionet tona

Gazeta Max