GazetaMax
Lajme

Dështon seanca e konstituimit të Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi deputetët nuk e kanë votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Kryesuesi i seancës tha se do t’i drejtohen presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e cilësoi si “sulm brendainstitucional” kundër Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”

PDK-ja dhe LDK-ja nuk e kanë pranuar dorëheqjen e dorëzuar nga Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e kanë votuar raportin e komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve, pasi e vlerësojnë se ai është kundërkushtetues.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se seanca për konstituim duhet të thirret sa më parë, derisa tha se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, po e bllokon qëllimshëm procesin.

Related posts

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Gazeta Max

Lukashenko: Më mirë të jesh diktator sesa homoseksual

Gazeta Max

Debat Publik lidhur me Propozim-Ligjin për Falje: Presidenti mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale

Gazeta Max