GazetaMax
Lajme

Desova pret takimin e parë elektoral të Flamur Gjolekës në kuadër të fushatës

Sot në Desovë u hap zyrtarisht shtabi zgjedhor i Flamur Gjolekës, kandidat për kryetar të Komunës së Dollnenit nga radhët e BDI-së. Me këtë rast, u mbajt edhe takimi i parë elektoral i kësaj fushate me strukturat lokale të partisë dhe banorët e zonës.

Në këtë tubim u diskutuan problemet kryesore me të cilat përballen banorët e Desovës, përfshirë çështje infrastrukturore, zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Kërkesat e banorëve të Desovës në këtë mandat përfaqësojnë një përgjegjësi të veçantë dhe do të jenë ndër prioritetet kryesore me të cilat Komuna e Dollnenit do të angazhohet gjatë katër viteve të ardhshme,” deklaroi Gjoleka.

Ai theksoi se bashkëpunimi me komunitetin lokal është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe premtoi angazhim të plotë për realizimin e projekteve që përputhen me nevojat reale të qytetarëve.

“Faleminderit Desovës për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme. Kjo përkrahje është nxitje për të ecur përpara me vizion të qartë dhe me projekte konkrete për të gjithë Dollnenin,” shtoi kandidati i BDI-së.

Fushata zgjedhore në Dollneni ka hyrë në një fazë aktive, me theks në komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe paraqitjen e programit për zhvillim të barabartë të të gjitha vendbanimeve të komunës.

Related posts

“Mbante dorën në gjoks…”, çfarë zbulojnë kamerat në tragjedinë te shkolla Fan Noli

Gazeta Max

Selmanaj thotë se Kurtin s’po e pret askush në Amerikë: Nuk po dinë kë ta vendos në agjendë

Gazeta Max

Mexhiti: Synojmë të gjallërojmë Çarshinë dhe të tërheqim sa më shumë vizitorë

Gazeta Max