GazetaMax
Lajme

Diaspora mbështet fuqishëm fitoren e AAK dhe Bashkim Ramosaj në Deçan

Sot kandidati i AAK për kryetar të komunsë së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me një grup aktivistësh dhe veprimtarësh nga Diaspora, priti në vendlindje një vizitë të veçantë të atdhetarëve që kanë ardhur për të dhënë vulën e fitores së Aleancës në zgjedhjet lokale.

Në takim u shpreh falënderim i veçantë për besimin dhe mbështetjen e dhënë Ramush Haradinajt, Aleancës dhe Kryetarit aktual, duke theksuar se kjo mbështetje e Diasporës është një nxitje e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të Deçanit.

“Kjo vizitë dhe mbështetja juaj nga Diaspora na japin energji dhe përgjegjësi të madhe. Nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë! Së bashku do ta bëjmë Deçanin edhe më të bukur”, tha Kryetari.

Ky takim thekson lidhjen e ngushtë midis komunitetit vendas dhe atij jashtë vendit dhe rëndësinë e Diasporës në zhvillimin e vendlindjes.

#FLASIMmePUNË
#AAK174✅

https://www.facebook.com/share/p/1BLuGgyNRU/

Related posts

Kapet me kokainë, arrestohet 47-vjeçari nga Tetova

Gazeta Max

Sot votohet për shefin e ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar

Gazeta Max

Zjarr në Qendrën tregtare të qytetit të Tetovës, nuk ka të lënduar

Gazeta Max