Diaspora shqiptare ka shprehur përkrahje të fuqishme për kryetarin aktual të Komunës së Tetovës dhe kandidatin për mandat të dytë, Bilall Kasami, si dhe për bartësin e listës së koalicionit VLEN, Albi Qamili.
Nga mërgimtarët është dërguar mesazhi i qartë se ata janë të gatshëm t’i japin hov të ri Tetovës, duke e përkrahur me zemër dhe me vepra Kapitullin e Dytë të zhvillimit të qytetit.
Sipas përfaqësuesve të diasporës, ndryshimi që ka nisur nuk duhet të ndalet, ndërsa puna, përkushtimi dhe rezultatet e deritanishme të ekipit të Kasamit janë garanci për një Tetovë moderne, funksionale dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët.
“Diaspora e gatshme për ti dhën hov +4 Bilall Kasami dhe Albi Qamili”, thuhet në një reagim në “Facebook”