GazetaMax
Lajme

“Diaspora në Vendlindje” eventi madheshtor që mblodhi të gjithë në Anën e Malit

Ana e Malit një zone e bekuar nga Zoti edhe populluar nga njerezit e mirë u bë pika e takimit e të gjithe diaporës e jo vetëm 6 gusht të këtij viti. Edhe kjo me një qëllim argëtimi në evenimentin e rradhës nga organizatori i njohur Naser Nika. Me një eksperiencë shumë të gjerë të organizime të tilla në atdhe me natën e Diapores në vendlindje , por edhe me organizime të një niveli shumë te lartë edhe në Shtetet e Bashkuara te Amerikes , drejtuesi i Albis Party kishte menduar çdo detaj të kësaj mbremjeje te bukur qe do te mbetet gjatë në vemendjen e gjithsecilit .
Ftesa ishte derguar qe heret , permes nje posteri te madh qe lajmeronte kete event , por edhe kete takim te bukur ku secili mezi priste te merrte pjese. Sipas ftesës së paralajmëruar do të takoheshim të gjithë në bar restorant Lamiga ne Anen e Malit , ku 24 orë më parë ishte ngritur një skenë e madhe, ne lartesine e evenimentit , konform te gjitha kushteve teknike edhe parametrave bashkohore të nje skene ku do të performonin yjet. Të gjithë ishin te ftuar edhe erdhën të gjithë, e gjithë diaspora u bashkua në naten e saj të bukur. Erdhen anamalesit , krajanet , ulqinaket , bijtë e besit e muriqit ne kete nate te bukur, ku duket se u çmallen dhe u knaqem të gjithë.
Por kjo mbrëmje kishte edhe të ftuar të veçante , qe treguan edhe nje here tjeter rendesine qe pati aktiviteti jo vetem ne nivelin e angazhimi artistik por edhe ne kuadrin e nje perfaqsimi dinjotoz te vendit , ku shume personalitete te politikes e qeverisjes ishin te pranishelëm , duke nisur me Kryetarin e Komunes se Ulqinit Zotri Genci Nimanbegu. Ministri i të drejtave te njeriut edhe popujve pakice ne Malin e Zi, Zotri Fatmir Gjeka. Kryetari i Keshillit Kombetar Shqiptar ne Malin e Zi , Zoteri Faik Nika . Kryetaret e Komunave Malisheve edhe Libiane Zoterinjte Ekrem Kastrati edhe Zenun Elezaj.

Por surpriza e kesaj nate, nje veçanti e pa ndodhur me pare ishin dy përfaqsues te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ata që për herë të pare vinin në token shqiptare me ftesë te Naser Nikes, shqiptarit te shquar edhe per mardheniet diplomatike tashmë mes dy vendeve . Ishin pikerisht Asambleisti Charles D.Fall edhe David Carr qe nderuan me pjesmarrjen e tyre aktivitetin , por edhe siguruan një bashkepunim të mirë mes dy vendeve.

Mes te ftuarve te mbremjes me shume emocion ai e nisi fjalimin e tij duke falenderuar te gjithe diasporen edhe te ftuarit edhe duke qene mirenjohes per qindra e mjera te panishem ne Lamiga ate mbremje, ku pjesmarresit i kishin kaluar edhe kapacitetet e ambjentit ku mbahej eventi .

Pas fjalimeve të rastit me shume rëndesi që nga organizatori e deri te disa personalitet, rradhen e kishin atistët e mrekullueshem , te cilet e nisen performancen me Grupin Arsidi Tupan Show. Kënget me te bukura shqiptare u shoqeruan nga djemte me tupana edhe loja e tyre e bukur ngjalli interes tek publiku . Me pas kengetaret e zones njeri pas tjetrit ndezen skenen por edhe sallen perreth ku te pranishmit nuk e ndalen kercimin e vallet e bukura me zerin e veçante te Myzafer Koliqit , Ismet Aloshit , Egzona Sales . Me interpretimin brilant te Valdet Lukes , si edhe talentin e Amra Demiri , si dhe artisti i mirenjohur i kesaj treve Vesel Pelinku , i cili festonte ne kete nate 55 vjetorin e ngjitjes se tij në skene . E ne kete rast te veçante Albis Party edhe Presidenti Naser Nika i dhane edhe nje mirenjohje per kontributin e tij te çmuar në muziken e kesaj treve.
E më pas në skene u ftua artistja speciale e kesaj nate, nje emër i madh edhe me shume peshe i muzikes dhqiptare sic është Shkurte Fejza . Ne ngjitjen e saj ne skene , ju dorezua nje vleresim në forme mirënjohjeje për kontributin e saj në muzikën shqiptare edhe u prit me një entuziazem të jashtëzakonshem. Kryefjala e kengeve te saj ” Mora fjale ”
e hapi sagen e kengeve te se bukura te kenduara per Shqiperine e Kosoven. Kenget patriotike qe publiku i kendonte njezeri me te . Ikona e këngës patriotike shqiptare, Shkurte Fejza, kendoj per rreth nje ore , shoqeruar nga Tupanat që ja shtuan bukurine performances se saj , e gjithashtu shtuan mallin tek ata qe kishin ardhur per tu çmallur me vendlindjen e bukur . Me.mall.dhe emocione të gjithe kërcenin e gezonin duke kaluar jo vetem një natë të bukur , por një nate të paharrueshme ku padiskutim jehona e të cilës do mbetet shumë gjatë.

Related posts

Në Komunën e Çairit u mbajt Mbledhje Komemorative për profesor Adnan Again

Gazetamax.mk

VMRO-DPMNE: Deputetët e LSDM-së duan zgjedhje, vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviq janë kundër

Gazetamax.mk

Arsovska dhe Jakimovski në takim tek Kovaçevski?

Gazetamax.mk