Legjenda e Milanit, Nelson Dida, ka lavdëruar portierin Mike Maignan, duke vlerësuar rritjen e tij teknike dhe karakterin drejtues brenda skuadrës.
Ish-portieri brazilian, i cili ka punuar me francezin gjatë sezonit 2021/22, theksoi se Maignan është një futbollist i përkushtuar, ambicioz dhe gjithmonë i motivuar për të fituar trofe.
Dida vlerësoi gjithashtu përmirësimin e tij në lojën me këmbë, duke e cilësuar si një lider të vërtetë, i cili merr përgjegjësi edhe në momentet e vështira të ekipit.
Dida tha: “Maignan, i denjë per Milanin”.
Burimi: botasot.info
