Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve që përfitojnë asistencë sociale po vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor.
Sipas Kurtit, këtë vit programi është zgjeruar dhe do të përfshijë gjithsej 18 komuna të Kosovës.
Afati i fundit për aplikim është 10 dhjetori, ndërsa familjet e interesuara mund të aplikojnë përmes vegëzës zyrtare: https://rks-gov.net/596
Kurti ka theksuar se edukimi në fëmijërinë e hershme mbetet një nga prioritetet e Qeverisë, duke nënvizuar përkushtimin për mbështetjen e familjeve dhe krijimin e mundësive më të mira për fëmijët.
Burimi: botasot.info
