Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në ditën e parë të punës të mandatit të tij të tretë, ka kryer inspektim në disa aktivitete në terren, ku ka paralajmëruar realizimin e mbi 30 projekteve infrastrukturore në periudhën e ardhshme.
“Të nderuar bashkëqytetarë, dita e parë e punës pas rizgjedhjes. Jemi këtu në lagjen Zelen Rid, në rrugën Vasko Karangjeleski – rrugë që mban emrin e një prej figurave tona të mëdha, një patriot i vërtetë. Dua nga këtu të njoftoj se në periudhën e ardhshme do të fillojë realizimi i më shumë se 30 projekteve infrastrukturore në pjesë të ndryshme të qytetit, me theks të veçantë në zonën qendrore, në lagjet urbane të mëdha dhe në pjesët urbano-rurale të qytetit.
Ne vazhdojmë së bashku, faleminderit për besimin. Kumanova meriton vazhdimësi, dje ajo e mori dhe e konfirmoi atë. Detyra ime është të vazhdojmë bashkë ndërtimin e Kumanovës,” theksoi Dimitrievski.

