GazetaMax
Lajme

Dimitrievski: Për ne maqedonasit, UÇK-ja është forcë okupatore

Kumanovë, 3 maj – Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, mbrëmë në lajmet qendrore të Tv Sitel, lidhur me lapidarin e ngritur në Sllupçan për luftëtarët e UÇK-së, komentoi se ishte pikërisht BDI-ja ajo që ndryshoi agjendë në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku në zgjedhje u fut me platformë “të gjelbër” ndërsa sipas tij, tani e shohim se nuk ka ndryshuar asgjë, informon Zhurnal.

Ai shton se BDI ishte angazhuar të reformohet me politika të reja, me marrdhënie më të mira ndëretnike, lehtësimin e gjendjes në shtet por sipas tij, BDI-ja është e njejta sikur në vitin 2001.

“Disa herë kam thënë, ajo parti ende udhëhiqet dhe menaxhohet nga Reçica e Vogël. Derisa është kështu, mendoj se po shkojmë në drejtim të gabuar. Por, dua t’i them z.Ahmetit se derisa ekziston maqedonasi i fundit në këtë shtet dhe qytetarët që e duan shtetin në tërësi pa dallim të përkatësisë etnike, fetare apo çfarëdo tjetër, Maqedonia do të ekzistojë sikur që ka ekzistuar gjithmonë”, tha Dimitrievski.

Sa i përket UÇK-së, ai u shpreh se maqedonasit këtë organizatë e konsiderojnë si okupatore.

“Nëse bëjmë paralalelë për atë çfarë ndodhi në Sllupçan dhe atë çfarë duam të bëjmë në Kumanovë, e pikërisht ata që ndërtojnë lapidar të UÇK-së, realisht të flasim, ne maqedonasit, UÇK-në e konsiderojmë si forcë okupatore, madje edhe faktori ndërkombëtar që në fillim, vet Xhorxh Robertson e konfirmoi këtë dhe tha se këta nuk janë luftëtarë por janë militantë dhe organizatë terroriste të cilët luftojnë kundër rendit kushtetues të shtetit”, tha Dimitrievski./Zhurnal.mk

Related posts

Pendarovski: Kemi nevojë ta dimë nëse BE-ja do të fokusohet në rajon edhe pas luftës në Ukrainë

Gazeta Max

BDI vazhdon me Investimet në infrastrukturën rrugore në Tetovë

Gazeta Max

Gjobitet nga policia, shoferi që lëvizte me shpejtësi 208 km/h

Gazeta Max