GazetaMax
Kuriozitete

Dinamo ndahet me Devollin, stoli pritet t’i besohet një italiani

Bledar Devolli nuk është më trajneri i Dinamos. Humbja e fundit kundër Kukësit ka qëlluar fatale për trajnerin gjirokastrit, i cili i ka dhënë fund aventurës me ekipin kryeqytetas për mungesë të rezultateve pozitive.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 25 56
2 Laçi 25 46
3 Kukësi 25 42
4 Vllaznia 25 39
5 Partizani 25 35
6 Teuta 25 28
7 Kastrioti 25 25
8 Egnatia 25 24
9 Dinamo 25 23
10 Skënderbeu 25 18

Dinamo ka ndërprerë bashkëpunimin me 44-vjeçarin, i cili mori drejtimin e nëndetëses më 7 shkurt dhe në shtatë ndeshjet si trajner i parë arriti një fitore, një barazim dhe pesë humbje.

Postin e Devollit në pankinën e Dinamos pritet ta marrë italiani Rodolfo Vanoli, i cili ka drejtuar më parë ekipe në Itali, Slloveni dhe Zvicër.

Related posts

Haaland refuzon keq gjigantin evropian

Gazeta Max

Erdhi ora për t’i dhënë fund ndryshimit të orës?

Gazeta Max

Carrick afër marrëveshjes për t’u bërë trajner i Middlesbrough

Gazeta Max