GazetaMax
Lajme

Diplomacia aktive e Osmanit, Maqedonia e Veriut nga spektatore në protagoniste

Takime, komunikime direkte, mesazhe diplomatike dhe vendime të rëndësishme kanë karakterizuar pjesëmarrjen e kryediplomatit Bujar Osmani në Forumin Diplomatik të Antalias.

Dëbimi i dy diplomatëve rus me vendim të MPJ Bujar Osmanit, për një kohë të shkurt, si dhe pozicionimi i menjëhershëm krah vlerave perëndimore, në kohën kur bota është përplasur me tiraninë, i ka dhënë peshë vendit dhe pozicionim ndryshe në arenën ndërkombëtare.

Kryetemë edhe në Antalia, agresioni rus në Ukrainë dhe mundësitë për zgjidhjen sa më të mirë të mundshme, por edhe pasojat e mundshme në Ballkan.

Nismat rajonale, të nisura nga Bujar Osmani, si ajo e B6 kanë dhënë shpresë se vendet e rajonit kanë vullnet për dialog, për të ecur drejt Perëndimit dhe se rajoni është larg rrezikut për të qenë vatër lufte. Iniciativa këto që e bëjnë Maqedoninë e Veriut vepruese dhe jo spektatore, si në rajon ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, Bujar Osmani ka njoftuar opinionin se u ka bërë thirrje homologëve të tij nga Ballkani Perëndimor dhe së shpejti do të ulen në një tryezë, ku do të shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimeve dhe ballafaqimit me sfidat aktuale.

Osmani është Ministri i parë shqiptarë i Jashtëm i vendit.

Related posts

Haradinaj përkujton Albrightin: Kujtojmë veprën e saj titanike për Kosovën e lirë dhe të pavarur

Gazeta Max

Rexhepi-Zejd tërhiqet nga pozita e anëtarit të Grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentin rus

Gazeta Max

Pesë të vdekur, përmbledhje detajesh dhe pamjesh nga stuhia që “terroi” pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, BeH dhe Serbisë

Gazeta Max