GazetaMax
Lajme

Diplomacia e shtetit/ Ku është sot Maqedonia e Veriut? (Video)

Në seancën e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme në OKB, Maqedonia e Veriut këtë vit mori pjesë me rol ndryshe nga herët tjera. I pari i Diplomacisë së vendit Bujar Osmani ka precizuar rolin e ri dhe rëndësinë që ka marrë shtetit në arenën ndërkombëtare.

“Nga një vend i cili zakonisht i paraqet problemet e tija, në vend të cilit i prezantohet problemet e vendeve të tjera. Edhe atë, për shumë arsye. Së pari, kuptohet, është anëtarësimi ynë në NATO – që ndryshon menjëherë pozicionin ndërkombëtar të vendit dhe së dyti, është fillimi i negociatave. Dhe kjo u pa në Nju Jork, sepse trajtoheshim sikur të ishim tashmë një shtet anëtar i Unionit”, ka deklaruar Osmani.

Sipas kryediplomatit Osmani, Maqedonia tashmë respektohet dhe çmohet në organizatat multilaterale dhe shtetet e fuqive të mëdha, si një histori suksesi dhe model i rrallë i demokracisë funksionale ndëretnike.

“Takime me vende në konfliktе, ku shtetet i paraqesin problemet e tyre para nesh dhe kërkojnë mbështetjen tonë. Dhe së dyti, kërkesë e veçantë për mbështetje nga partnerët tanë ndërkombëtarë, pasi që ata konsiderojnë se jemi histori suksesi që mund të shërbejë si model për vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë. Një vend model për sa i përket harmonisë së brendshme ndëretnike, respektivisht si model i rrallë i suksesshëm i demokracisë funksionale multietnike. Një vend me marrëdhënie të rregulluara me fqinjët, në një rajon të rënduar dhe në një fqinjësi të vështirë si dhe një vend me një politikë të suksesshme integruese.

Related posts

Delegacioni kuvendor në Takimin e 20-të të KPP-së, RMV dhe BE

Gazetamax.mk

BDI: Heshtja e Mickoskit ndaj luftënxitjës së Nikollovskit, aprovim i orientimit antishqiptar të VMRO-së

Gazetamax.mk

Shau dhe ofendoi gazetaren / Shoqata e Gazetarëve kërkon dorëheqjen e drejtorit Kushtrim Ramadani

Gazetamax.mk