Diskutohet heqja e çertifikatës për vaksinim në kufij

Shkup, 18 Prill – Të hiqet posedimi i detyrueshëm i certifikatës për vaksinim ose tejkalimi i COVID-19 për hyrje në vend, këto propozime do t’i diskutojë Komisioni për sëmundje infektive këtë javë. Për momentin, certifikata mbetet e vlefshme për hyrjen në një pjesë të mbyllur të objekteve hotelierike, sepse Komisioni vlerëson se është i nevojshëm një lehtësim gradual i kufizimeve.

“Lehtesimi i masave restriktive po vijojnë me tempon e duhur, varësisht nga gjendja epidemiologjike në vend. Propozimi i ri është lehtësimi i masës për të hyrë në vend pa certifikatë vaksinimi. Kjo duhet të shqyrtohet dhe pastaj miratohet nga Qeveria”, thonë nga KSI.

Në seancën e qeverisë javën e kaluar u miratua masa për heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, me përjashtim të objekteve shëndetësore, barnatoreve, transportit publik, shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve të kujdesit për personat me aftësi të kufizuar.

Të fundit në përqindje