Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është mposhtur ngaj Amandine Buchard në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Kampionia olimpike e nisi mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje, pasi kaloi pa vështirësi pengesën e parë.
Në fakt, Distria garat i nisi pa lojë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë ajo fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja pejane në këtë raund e mposhti me ‘waza-ari’ bullgaren Gabriela Dimitrova për më pak se dy minuta duke siguruar çerekfinalen.
Megjithatë, në çerekfinale, Distria ishte e pafat duke u mposhtur nga bartësja e xhudos, francezja Amandine Buchard.
Distria në fakt ishte më e mirë dhe më kërkuese në lojën e rregullt, duke e detyruar francezen t’i marrë dy kartonë të verëdhë.
Por, në vazhdime, Distria bëri tre kartonë të verdhë duke humbur me ‘pika e artë’ nga Buchard.
Xhudistja jonë do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të luftës për repeisazh, ku do të ndeshjet me zviceranen Fabienne Kocher.