Dita e Evropës këtë vit shënohet nën slloganin #ThinkForward

Shkup, 6 maj – Delegacioni i Bashkimit Evropian së bashku me Shtëpinë evropiane do ta shënojnë Ditën e Evropës 2022 përmes një sërë aktivitetesh organizuar nën slloganin #ThinkForward.

Siç kumtoi Delegacioni i BE-së në vend, duke pasur parasysh atë që viti 202 është Vit evropian i të rinjve, programi përfshin numër të madh aktivitetesh të cilat u kushtohen atyre dhe të cilat përfshijnë të rinj.

Ngjarja kryesore publike do të jetë koncerti i kompozitorit të njohur ndërkombëtarisht, producentit dhe pianistit Duke Bojaxhiev, që do të mbahet të dielën më 8 maj.

Programi për Ditën e Evropës për vitin 2022 filloi dje me ekspozitën e portreteve të dizajnuara artistike të njerëzve të rinj nën totullin “E ardhmja e Evropës”, e vendosur në qendrën tregtare “Ist gejt” në Shkup.

Delegacioni shton se sot në mesditë, Konferenca rinore #ThinkForward: TË RINJTË AKSION TANI! e cila i targeton të rinjtë nga Ballkani peërndimor (WB^) në tërë llojllojshmërinë e tyre, do të fillojë në Jurop haus Shkup në formë të shout dinamik – do të ketë inkuadrime të drejtpërdrejta me Jurop Haus në Kriva Pallankë dhe Strumicë, si dhe me të rinjtë në prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë (Kryeqyteti evropian i rinisë për vitin 2022) dhe Novi Sadi (Kryeqyteti evropian i kultirës për vitin 2022).

Ambasadori Dejvid Gir i Delegacionit të BE-së dhe ambasadorët e rinj evropianë Renata Pençova dhe Aleksandar Karatosho do të kenë interaksion me të rinjtë nga WB6 nga Jurop Haus Shkup. Ngjarja promovuese do të transmetohet drejtpërdrejtë në https://www.facebook.com/Delegation-of-the-European-Union-Skopje-199770503767478

Delegation of the European Union, Skopje – Home | Facebook

ndërsa më tutje do të emetohet në televizionin nacional TVM më 9 maj në orën 17:45.

Pjesa e punës e konferencës do të mbahet më 9 dhe 10 maj në Qendrën rinore të kulturës ku do të takohen 30 të rinj nga i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor për të biseduar për zgjidhjet për vetëdije më të mirë për shëndetin mental, bashkëpunim të përforcuar rajonal dhe pajtim si dhe për Marrëvehsje të gjelbër evropiane, Kjo konferencë organizohet me mbështetje të Këshillit për bashkëpunim rajonal (RCC) dhe degës së Shkupit të Zyres rajonale për bashkëpunim rinor (RYCO).

Pjesëmarrësit e rinj të konferencës do t’i prezantojnë konkludimet nga puna e tyre para kryeminsitrit dhe ministrat e resorëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut – si partnerë dhe aktorë kyç për ndryshime drejt më të mirë. Kjo do të bëhet në mbledhjen “Marrja nga ana e Qeverisë” më 12 maj në orën 13:30, të cilën Qeveria do ta transmetojë drejtpërdrejtë.

Ngjarja kryesore publike do të jetë koncerti i mbrëmjes në ambient të hapur i kompozitorit të njohur ndërkombëtarisht, producentit dhe pianistit Duke Bojaxhiev, që do të mbahet në parkun e Qytetit në Shkup, të dielën më 8 maj në orën 20:15.

Dizajni i fotografive vizuale për Ditën e Evropës 2022 është i Zoran Kardulla.

Programi për Ditën e Evropës në vitin 2022 do të përfundojë më 5 qershor, si Ditë botërore e mjedisit jetësor, me dorëzimin e mirënjohjes “Komuna më e gjelbër”, që e promovoi Delegacioni i BE-së si pjesë e fushatës për promovim të Marrëvehsjes së gjelbër të BE-së./Zhurnal.mk

Të fundit në përqindje