GazetaMax
BALLINA

“Dita e plisit”, koncert për 15 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës në Shkup

Nën përkujdesje të Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe organizim të Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Shqipe, më 17 shkurt, në vigjilje të 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Teatrin Shqiptar të Shkupit, do të organizohet Dita e Plisit, njofton indeks.mk

Festa më e madhe mbarëkombëtare, do të zhvillohet në Teatrin Shqiptar të Shkupit me fillim nga ora 14:00,e në të cilën do të marrin pjesë krerët e lartë të të gjitha institucioneve nga vendi po edhe nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Kjo ngjarje sjell premierën absolute të “Valles së Bareshës”! Për të gjithë spektatorët rikthehet edhe “Vallja e Shotës” në versionin e saj origjinal.
Kësaj ngjarje ia shton ekskluzivitetin pjesëmarrja e mysafirëve specialë, të Ansamblit unik folklorik “Drenica”.

Kjo ngjarje që gërsheton të kaluarën dhe të sotmen, mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës!/indeks.mk/

https://www.facebook.com/watch/100064521287572/

Related posts

Grubi: Dhuna verbale 3 vjeçare ndaj meje nxiti edhe dhunë fizike

e-max

FIZhT-ja morri rolin udhëheqës në projektin e ri europian “Policy answers”

e-max

Grubi: Asgjë nuk e ndal dot ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D

e-max