GazetaMax
Lajme

Ditë e zezë në një autostradë në Kroaci – katër të vdekur në dy aksidente

Në autostradën A3, pranë Novskës, Kroaci mbrëmë kanë humbur jetën dy burra pasi kanë tentuar të kalojnë rrugën duke vrapuar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:20, dhe të dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Policia e Qarkut Sisak-Moslavina njoftoi se trupat janë dërguar në spitalin e Sisakut, ku do të kryhet autopsia, raporton index.hr.

Kjo është tragjedia e dytë që ka ndodhur dje në të njëjtën pjesë të autostradës.

Më herët gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:00 të mëngjesit, në një aksident zinxhir midis Okuçanit dhe Novskës humbën jetën dy persona të tjerë dhe disa të tjerë u plagosën.

Pas aksidentit, qarkullimi në atë segment të rrugës qëndroi i mbyllur për një kohë të gjatë, njoftoi policia.

Related posts

E rëndë në Durrës, 18 vjeçarja italiane përdhunohet në shezlongët përballë hotelit, turistja ka dëmtime në trup

Gazeta Max

Kovaçevski: FRONTEKS-i dhe marrëveshjet nga Ballkani i Hapur hapin rrugën e vendit drejt eurointegrimeve

Gazeta Max

BB e korrigjon në 2.4 për qind rritjen e ekonomisë maqedonase për vitin 2023

Gazeta Max