GazetaMax
Lajme

Djali e godet 7 herë me thikë nënën në Dibër, 50-vjeçarja dërgohet në Spitalin e Traumës

Detaje të reja janë dhënë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Maqellarë të Dibrës ku djali plagosi rëndë me thikë nënën e tij.

Sipas mediave në Tiranë, mësohet se i biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.

Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.

I riu mësohet se përballej prej kohësh me shenja të depresionit./Periskopi/

Related posts

Në Oradur të Francës, 643 të masakruar nga nazistët

Gazeta Max

Përballje mes dy kundërkandidatëve në Karposh/ Maja Mojsova takon për kafe Sotir Lukrovskin

Gazeta Max

Taravari prezanton prurje të reja në ASH

Gazeta Max