GazetaMax
LAJME

Do të shtrenjtohet tatimi për prodhimet luksoze

Shkup, 21 dhjetor – Nuk do të ishte e drejtë prodhimet bazë ushqimore të tatimohen me prodhimet luksoze dhe mu ky është qëllimi i Qeverisë që dëshirojmë ta zbatojmë si politikë, porositi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Theksoi se ministritë e Ekonomisë, e Financave, e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Kabineti i kryeministrit tashmë po punojnë në listën e prodhimeve që do të tatimohen me 10 në vend të 5 për qind TVSH si deri më tani dhe se kjo do të prezantohet publikisht. Do të mund të jepet edhe input në pjesën e formimit të saj.

“Para se të publikohet lista përfundimtare, do të bëhet konsultim me odat ekonomike, shoqatat e qytetarëve dhe të gjitha palët e prekura. mendoj se do ta bëjmë listën më të mirë që do të jetë në interes të shumicës së qytetarëve në shtetin tonë duke e pasur parasysh standardin e jetesës”, tha Bekteshi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para fillimit të shënimit të jubileut “90 vite të Odës zejtare Shkup”.

Theksoi se pjesa më e madhe e anëtarëve të Qeverisë janë që të vendoset tatim shtesë i fitimit për ato veprimtari të cilat edhe në kohë të krizës energjetike dhe pandemisë realizuan përfitime shtesë.

“Mjetet nga tatimimi shtesë i kompanive të këtilla përmes masave të ndryshme do të transferohen drejt qytetarëve, posaçërisht drejt atyre të cilët kanë të ardhura më të ulëta. Qëndroj prapa asaj posaçërisht për veprimtaritë energjetike dhe farmaceutike, kompanitë e sigurimeve, e të mos flas për bastoret dhe kazinot”, tha Bekteshi

Related posts

Gashi takon ambasadoren gjermane, Holstein

e-max

Osmani në takimin me “treshen” e OSBE-së me partnerët aziatikë: Duhet bashkëpunim ndaj kërcënimeve

e-max

U humb derisa ishte me burrin e saj në mal, policia e gjen shkupjanen

e-max