GazetaMax
Lajme

Dogana konfiskoi 12 kilogramë ekstazi me vlerë prej 200 mijë eurove

Shkup, 26 nëntor – Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore konfiskuan 26 mijë tableta ekstazi me peshë të përgjithshme prej rreth 12 kilogramë, 84 gramë kokainë dhe 31 gramë marihuanë, në vlerë prej 200 mijë eurove, të cilat është dashur të shpërndahen në vend. Janë bërë edhe bastisje shtesë në disa lokacione dhe deri tek Prokuroria Themelore Publike është parashtruar kallëzim penal kundër tre personave.

Njëherit, siç kumtoi sot Drejtoria doganore, droga narkotike është gjetur ditën e djeshme (25.11.2022) në orët e hershme të mëngjesit në hyrje të vendkalimit kufitar “Tabanoc”, pas kontrollit të bërë doganor me skaner mobil të automjetit të udhëtarëve me targa të huaja të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ditën e njëjtë, pas urdhrave të lëshuara për bastisje në shtëpi dhe në hapësira të tjera nga ana e inspektorëve nga Sektori për kontroll dhe hetime nga Drejtoria doganore, në bashkëpunim me nëpunësit policorë nga SPB Shkup dhe MPB për trafikim të paligjshëm me drogë, janë kryer kontrolle në disa adresa në Shkup dhe Tetovë. Me këtë rast janë gjetur dëshmi shtesë dhe janë arrestuar dy persona.

Drejtoria doganore – Sektori për kontroll dhe hetime sot tek Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka parashtruar kallëzim penal kundër tre personave për veprën penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope. dhe prekursorë” dhe për të njëjtit është propozuar masë e paraburgimit prej 30 ditëve.

Related posts

Lloj i ri i korona virusit “Kraken”, Petliçkovski thirrje të mos bëhet panikë

Gazetamax.mk

Amir Elezi i Alternativës: Të shkarkohet drejtori i spitalit të Tetovës, përgjegjësi për skandalin duhet të ketë menjëherë

Gazetamax.mk

Blegtori nga Tetova kërkon ndihmë nga Qeveria

Gazetamax.mk